Pas një ndalese tremujore, gara për Topin e Artë 2020 ka rifilluar, me lojtarët më të mirë të botës që synojnë ta kenë në dorë çmimin më prestigjioz individual që futbolli mund ta ofrojë.
Lionel Messi është kampion në fuqi i Topit të Artë, pasi e fitoi këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë në dhjetor, por këtë vit konkurrenca është shumë e fortë pas një dominimi të madh të argjentinasit dhe Cristiano Ronaldos në dekadën e fundit, transmeton Gazeta Express.
Duke qenë se turnet ndërkombëtar të verës janë shtyrë për vitin e ardhshëm, kalendari i futbollit për vitin 2020 duket shumë më ndryshe se në fillim të vitit, me ligat që po nguten t’i përfundojnë sezonet gjatë një kohe kur afati kalimtar i lojtarëve zakonisht mbizotëron.
Shpresohet se Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës do të zhvillohen dhe kompletohen në gusht, dhe duke qenë se sa rëndësi i japim paraqitjeve në këtë garë votuesit, lojtarët e mbetur në garat evropiane i kanë mundësitë më të mira për ta fituar Topin e Artë këtë vit.
Sipas Goal.com këta janë favoritët për ta fituar këtë çmim siç qëndrojnë gjërat.
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...
Bedri Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut...
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës