Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Bajrami e informoi ambasadorin amerikan rreth aktiviteteve të Ministrisë së Financave sa i përket menaxhimit të financave publike dhe projekteve tjera të rëndësishme në funksion të ruajtjes së stabilitetit makro-fiskal në vendin tonë.
Ajo foli për procesin e rishikimit të buxhetit të Kosovës i cili është në fazën përfundimtare dhe që së shpejti do të dërgohet për aprovim në Qeveri e pastaj në Kuvend.
Bajrami vuri në pah se buxheti i rishikuar do të mbulojë financimin e plotë të pakos emergjente fiskale dhe do të përfshijë financimin e një programi të rëndësishëm për rimëkëmbje ekonomike si përgjigje ndaj dëmeve ekonomike e financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Kosnett uroi Bajramin për marrjen e detyrës së re dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Ambasadës Amerikane për të mbështetur Ministrinë e Financave dhe Qeverinë në avancimin e proceseve që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike, fuqizimin e institucioneve dhe progresin e përgjithshëm të Kosovës.
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...