Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka prezantuar të hënën manualin për mbrojtje nga virusi. Sipas tij, dokumenti përmban udhëzime për veprimtari të ndryshme.
“Po e ndajmë me ju manualin për mbrojtje nga virusi. Është një dokument i cili do të përditësohet, varësisht nga situata dhe do të plotësohet bazuar në të dhënat e reja shkencore”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se ky manual përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi dhe veprimtaritë e tjera.
“Ky është përgatitur në bazë të njohurive dhe duke shfrytëzuar njohuritë e organizatave. Do të parandalojë përhapjen e virusit kurse përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi, vendvotimet, qendrat tregtare dhe veprimtaritë që po lirojmë”, ka thënë Zemaj.
Ministria e Shëndetësisë do ta shpërndajë manualin në të gjitha institucionet qendrore e lokale.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/581631549405381/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës