Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur sot konferencë për medie.
Ai tha se, Manuali për mbrojtje nga përhapja e pandemisë COVID-19 ka rekomandimet të cilat janë zbatuar në faza të mëhershme të menaxhimit të pandemisë.
“Të gjitha institucionet respektohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë manual, varësisht nga specifikat e tyre.Ministria do të ndajë këtë manual me të gjitha institucionet qendrore, dhe ato lokale e publikun e gjerë me qëllim që të përdorim të gjithë si një instrument nga përhapja e mëtejme e pandemisë COVID-19. Besojmë se zbatimi i masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimet IKSHPK-së do të na mundësojnë të kontrollojmë shpërthimin e COVDI-19, kësisoj të gjitha pjesët e shoqërisë përfshirë bizneset dhe punëdhënësit duhet të luajnë role te tyre nëse duan të ndalojnë përhapjen e kësaj sëmundje. Nuk guxojmë të sillemi sikur s’po ndodhë asgjë dhe të shpërfillmin këtë virus që po dëmton shëndetin, mirëqenien dhe ekonominë”, tha Zemaj.
Zemaj kërkoj nga qytetarët që ti përdorin manualin, maskat, dhe distancën.
“Kemi një mesazh të qartë: Përdorni dhe zbatoni manualin, maskat, mbani distancën dhe mirëmbajuni higjienës. Janë armë të thjeshta, por shpëtojnë jetë dhe na mundësojnë të kthehemi në normalitet”, përfundoi ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/581631549405381/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...