Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta me COVID-19 edhe këtë të dielë.
Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 9 viktima të tjera ku në total 188 pacientë kanë humbur betejën me virusin.
Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.
Ndërsa edhe numri i të infektuarve është rritur me 162 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 778 tampone.
Gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë 4,057 të infektuar prej të cilëve 1,710 janë shëruar.
Momentalisht janë ,2159 raste aktive me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 5 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve: 2 pacientë nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe një nga Tetova.
Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë kryer 43,040 testime anticovid.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...