Historia që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Gesardit, djalit që vazhdon të luftojë me sëmundjen e tij.
Gesardi para disa vitesh kishte zbuluar që vuante nga një sëmundje e trashëguar, e cila i dobësonte muskujt duke e penguar që të ecë normalisht si të gjithë moshatarët e tij.
Në studio kishte ardhur shoqja e tij e klasës, Natalia e cila rrëfeu historinë e Gesardit dhe kalvarin e vuajtjeve me të cilat ai po përballet. Pavarësisht problemit të tij në të ecur, Natalia dhe të gjithë shokët e tjerë në shkollë përpiqen me sa të munden që ta ndihmojnë Gesardin në këtë ‘luftë’. Sipas Natalisë, kohët e fundit Gesardi ishte ndjerë në siklet përshkak se ishte detyruar të përdorte karrigen me rrota.
Meqënëse ishte viti i fundit që ata ishin sëbashku në klasë, Natalia dhe shokët e klasës kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i bërë një surprizë e cila do t’i mbetej e paharruar në kujtesën e Gesardit. “Kemi kohë që nuk jemi takuar, por dua të të them që ti je shoku ynë më i mirë. Do të jemi gjithmonë pranë teje, mjafton vetëm që të na thuash për çdo problem që do të hasësh.”,- tha Natalia.
Për shkak të gjendjes së emergjencës civile në të cilën ndodhet vendi ynë, në studio kishte ardhur vetëm Natalia, por nëpërmjet një video-mesazh, shokët e klasës ishin prezentë duke e bërë këtë moment të paharrueshëm për Gesardin.
Surpriza tjetër që programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte menduar për Gesardin ishte një video-mesazh nga ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i cili i tha: “Nëpërmjet kësaj videoje dua të të them që të mos i lësh pas dore ëndrrat e tua dhe gjithmonë mos u dorëzo pavarësisht vështirësive që do të kesh, por qëndro me shpirtin e luftëtarit deri në fund.”
Në fund programi në bashkëpunim me Fondacionin “Golden Eagle” i dha Gesardit një çek me një shumë të caktuar parash për t’i shpenzuar sipas dëshirave të tij./gazetashqip/

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...