Qëkur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë – 13 mars, vetëm në një ditë janë shënuar më shumë raste sesa sot (12 qershor), më 12 prill kur ishin shënuar 79 raste.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të premten janë regjistruar 58 raste të reja me COVID-19, duke e përmbyllur një 7-ditësh si asnjë më parë.
Në shtatë ditët e fundit janë shënuar 226 raste të reja apo 17 për qind e totalit prej 1.384.
E gjatë këtij 7-ditëshi, janë shëruar vetëm 45 persona, duke rritur numrin e përgjithshëm në 921.
Rritja e dukshme e rasteve të reja nisi para një jave, më 6 qershor kur u regjistruan 36 raste dhe vazhdoi më 7 qershor me 40 raste, më 8 qershor me 29 raste, më 9 qershor me 6 raste, më 10 qershor me 29 raste, më 11 qershor me 28 raste dhe më 12 qershor me 58 raste.
IKSHPK’ja ka ditë që tërheq vërejtjen se lehtësimi i masave mund të bëjë që të krijohen vatra të reja të koronavirusit.
“Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre aktiviteteve, mund të shtojë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të paparashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet në apelin e IKSHPK’së.
Aktualisht, në Klinikën Infektive në Prishtinë janë të shtruar 28 pacientë me koronavirus.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...