I dashuri i saj është njëri nga futbollistët më të njohur në botë.
Georgina Rodriguez së fundmi ka treguar se është frikësuar dhe është turpëruar që të ushtrojë me Cristiano Ronaldon, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Bukuroshja ka theksuar se tani ka mësuar ta dojë palestrën së bashku me partnerin e saj, pasi ai është mësuesi i saj më i mirë.
Në një deklaratë për magazinën e “Women’s Health”, Georgina ka thënë:
“Unë kisha turp të ushtroja me Cristianon, imagjinojeni të trajnohesha në të njëjtin vend me të. Unë zakonisht praktikoja ushtrimet në shtëpi, ndërsa ai vazhdonte në klubin e tij”.
Por, më pas kjo ndjenjë është larguar, pasi tani ai është kthyer në motiv dhe inspirim për mua”, ka thënë ajo.
Efektet e izolimit për shkak të pandemisë kanë qenë negative por ajo ka treguar se ka qenë aktive në palestër për të hequr monotoninë. / arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...