Ylli i ri kosovar e preferon qëndrimin në Basel, por për të ka interesime edhe nga Anglia, Franca, Italia e nga Gjermania
E ardhmja e Edon Zhegrovës ka mbetur ende pezull.
Ylli i ri kosovar aktualisht është i huazuar në Basel, por klubi zviceran nuk duket i interesuar për ta blerë kartonin e tij.
Sidoqoftë, 21 vjeçari pritet të rikthehet përkohësisht në Genk gjatë kësaj vere.
Mediumi “DTT-Net” njofton se dëshirë e përfaqësuesit kosovar është qëndrimi në Basel, përcjell Gazeta Express.
Por, edhe nëse nuk ndodhë kjo, Zhegrova nuk ka arsye të brengoset.
Kjo pasi futbollisti ofanziv ka plot opsione të tjera në dispozicion.
Mediat franceze shkruajnë se interesim për futbollistin e krahut kanë shfaqur katër klube franceze: Olympique Marseille, Olympique Lyon, Lille e Nantes.
Por, ish-futbollistin e Prishtinës e pëlqejnë edhe klubet angleze, Chelsea e Wolverhampton.
Po ashtu, flitet se për Zhegrovën interesim kanë shfaqur edhe klubet gjermane dhe ato italiane.
Menaxheri i futbollistit, Marc Van Osselaer ka thënë se kampionati francez momentalisht do të ishte ideal për zhvillimin e Edonit. /Gazeta Express/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...