Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se 10 mijë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u financuan me nga 180 euro nga pako e Qeverisë së rrëzuar Kurti.
Tahiri ka thënë se 10 mijë aktivistë të Vetëvendosjes kanë përfituar nga 180 euro nga Qeveria e rrëzuar Kurti.
“Në anën tjetër duan t’i mbulojnë keqpërdorimet e tyre me ato 50 milionë që janë dhënë gjatë kësaj periudhe, duhet të përkujtojë që në emër kinse të punëtorëve të ri në ndërmarrje të ndryshme publike kjo parti politike i ka financuar afër 10 mijë aktivistë të tyre me pagën prej 180 eurove, pra shuma e keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje prej atij 50 milionë euro shkon dikun tek 10 milionë euro, pra që vjedhje më të madhe në kohë pandemie nuk ka pasur dikund në ndonjë vende të botës. E kuptojë vështirësinë që kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku deri dje ishin ata që e përkrahën këtë pako që filloi nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa sot me mosvotimin e kësaj pako duan ta mbulojnë marren e tyre”, tha Tahiri./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/561570091217639/
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore