Covid-19 në të vërtetë mund të jetë deri në katër herë më pak vdekjeprurëse sesa që mendohej, sipas një vlerësimi të diskutueshëm.
Një përmbledhje e studimeve të mbikëqyrjes së antitrupave – të cilat ofrojnë një panoramë më të qartë se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë – sugjeron që koronavirusi ka një normë vdekshmërie prej 0.25 përqind, do të thotë se vret një në çdo 400 njerë z që infektohen nga ajo, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.
Shumica e modelimit të rasteve me koroanvirus bazohen në një shkallë vdekjesh prej rreth 1 përqind. Për krahasim, gripi sezonal vlerësohet se vret rreth 0,1 përqind të pacientëve.
Vlerësimi i ri u bazua në shifrat e 23 anketave të ndryshme të testimit të kryera në të gjithë botën, të cilat sugjeruan që shkalla e vdekshmërisë shkonte nga 0.02 deri në 0.78 përqind.
Studimi u drejtua nga Dr John Ioannadis i Universitetit Stanford, një epidemiolog i cili ishte në mesin e një treshe shkencëtarësh të akuzuar muajin e kaluar se po përpiqeshin ta bënin Covid-19 të duket më pak vdekjeprurës.
Ata pretenduanse virusi ishte 54 herë më pak i rrezikshëm nga sa treguan të dhënat zyrtare.
Ekspertët kanë vënë në pikëpyetje vlerësimin, duke hedhur dyshime mbi mënyrën e kryerjes së studimit dhe duke thënë se shenjat tregojnë që virusi është dukshëm më vdekjeprurës.
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...