Pas disa ditësh qetësie pa raste me Covid-19, në Prishtinë janë kthyer rastet me koronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Bujar Gashi, dha detaje për rastet në kryeqytet.
Gashi tha se janë 113 raste të shënuara nga fillimi i pandemisë, prej tyre 38 janë akoma aktive.
“113 raste që nga fillimi i pandemisë. pra kemi 38 raste aktive. Kemi raste në lagjet: Dardania, Mati 1, Kroi i Njelmët dhe lagjet e tjera. Në përgjithësi këto raste janë stabile, përveç dy personave që janë të shtrirë në Klinikën Infektive”.
I pari i Shëndetësisë në kryeqytet foli edhe për hapjen e nesërme të kopshtit “Xixëllonjat”.
“Tek kopshtet Buzëqeshja dhe Lulevera, ka pasur dy fëmijë pozitivë me Covid-19 dhe një edukatore në kopshtin Lulevera. Bashkëshorti i edukatores ka qenë pozitiv me Covid, dhe sot sipas kryetarit Shpend Ahmeti ajo ka dalë negativ. Prandaj nesër me respektimin e masave dhe përgatitjet e nevojshme do të rifillon punën”./kk/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit