“Shkencëtarët turq kanë prodhuar me sukses ilaçin Favipiravir, i cili përdoret në trajtimin e Covid-19”, tha Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Turqia njoftoi se me 1 qershor filloi faza e parë për lehtësimin e masave kufizuese, duke marrë parasysh që vendi ka bërë përparim në luftën kundër pandemisë koronavirus, raporton Radio Televizioni Turk, transmeton portal arbresh.info
Në Turqi, deri më tani janë konfirmuar 172,114 raste të infeksionit koronavirus, ndërsa numri i të rikuperuarve ka tejkaluar 144.598. Deri më tani, 4,728 njerëz kanë vdekur nga Covid-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Erdogan njoftoi se si pjesë e lehtësimit të masave, kinematë, teatrot dhe qendrat e shfaqjes do të rihapen nga 1 korriku në të gjithë vendin. Ai shtoi se orari i punës i objekteve siç janë restorantet dhe kafenetë janë duke u zgjatur nga 22 në 24 orë.
Gjithashtu, qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe më të vjetër do të lejohen të dalin çdo ditë midis orës 8 dhe 10 të mëngjesit, dhe kufizimi i lëvizjes për ata nën moshën 18 vjeç është hequr plotësisht, me kusht që ato të shoqërohen nga prindërit e tyre .
Sallat e dasmave do të fillojnë të punojnë me 15 qershor./arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës