Futbollisti llapjan, Taulant Kiçmari është blinduar nga Llapi me kontratë profesionale 5 vjeçare.
Kiçmari i vëzhguar tashmë e një kohë të gjatë nga shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina, në prani të stafit menaxherial të tij, ka vendosur që të nënshkruajë kontratë me klubin e vendlindjes, KF Llapin.
Taulant Kiçmari më 23 shkurt ka mbushur 18 vite, është nga Podujeva ndërsa tek ekipi U19 i Llapit luan në pozitën e mesfushorit defanziv.
“Rrugëtimit të shokëve që nga Llapi do të prekin Evropën iu është bashkuar edhe Taulant Kiçmari.
Ai njihet për urtësinë, mençurinë dhe për maksimumin që e jep në çdo pozitë që luan.
Kiçmari është transferuar në verën e vitit 2019 nga FC Prishtina dhe kësisoji do vazhdoj të jetë pjesë e KF Llapit deri në vitin 2025”, njofton Llapi.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...