Kthehen semimaturantët, në klasë nga 12-13 veta

20:45 | 8 Qershor 2020
Arbresh.info

Në oborr nuk kujdesen edhe aq.

Por, në klasë nuk kanë zgjidhje tjetër, pos ta mbajnë distancën, njofton Klan Kosova.

Veç kësaj, nxënësit e klasëve të 9-ta do të qëndrojnë të maskuar përballë mësimdhënësve në mënyrë që të zhvillojnë mësimin përgaditor për testin e arritshmërisë.

Në vazhdimësi duhet edhe t’i dezinfektojnë duart, teksa në klasa nuk do të jenë më shumë se 12 apo 13 nxënës.

Ani pse mund të mësonin edhe online, semimaturantët më shumë e duan mësimin në klasa.

 

Shpërndaje në rrjete sociale