I pari i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje për respektim të rekomandimeve për mbrojte nga Covid 19.
Ai në një konferencë për medie ka shtuar se në të kundërtën, institucionet do të duhet të kthejnë masat, shkruan arbresh.info.
“Rreziku nga pandemia Covid 19 ende nuk ka kaluar, numri i rasteve të prekura me këtë virus është rritur ditët e fundit e rrezikon që të përmbys punën e mrekullueshme të mjekëve. Nëse do të ketë përkeqësim të gjendjes atëherë institucionet do të duhet të detyrohen që të kthejnë masat e që do ta dëmtojnë jo vetëm shëndetin por edhe ekonominë prandaj ju kërkoj që të respekton rekomandimet e IKSHPK-së”, ka shtuar ai.
Ai është përgjigjur edhe nëse është pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
“Unë gjendjen e jashtëzakonshme gjithmonë në jetën time e kam urryer qysh nga koha kur e kam përjetuar nga Serbia. Ideja e partive politike që ka qenë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, unë e kam pasur obligim që ta diskutoj por mund të them se kurrë nuk kam pasur ndonjë pretendim entuziast rreth asaj gjendje. Ideja ka qenë që tërë ajo rrethanë të jetë në interes të shëndetit të qytetarëve të Kosovës, të kemi sa më pak viktima dhe të prekur me Covid 19”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...