PSG është duke u përgatitur të shkëmbejë mesfushorin Marco Verrati, me yllin e Juventus-it, Mirlem Pjanic, nëse Massimiliano Allegri bëhet trajneri i ri i klubit francez.
Sipas Tuttosport, arritja e Allegri-t mund t’i hap derën këtë shkëmbimi, derisa Pjanic është i përgatitur të largohet nga Torino.
Kjo mund të jetë befasi për Verrati-n, i cili ende nuk ka luajtur në Seria A.

Thuhet se Allegri dëshiron të sjellë Pjanic në “Parkun e Princave” dhe mund të sakrifikojë italianin për të realizuar këtë lëvizje.
Verrati është pjesë e rëndësishme e kampionit të Francës dhe iu ka ndihmuar të fitojnë shtatë herë Ligue 1 dhe katër herë Kupën e Francës.
Pjanic, nga ana tjetër është i lidhur me kalimin te Barcelona, por transferimi pritet të dështoi sepse Arthur Melo nuk pranon të transferohet te “Zonja e Vjetër”./arbresh.info.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...