Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, njëherit kryetar i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një intervistë dhënë për arbresh.info është shprehur i vendosur se nuk do të bënin koalicion para apo pas zgjedhor me Vetëvendosjen.
Kastrati ka thënë se e njohin më mirë se kushdo tjetër partinë pjesë e së cilës kanë qenë deri 2 vite më parë.
“Jo nuk besoj me Vetëvendosjen, unë mendoj se në më mirë se të gjithë e njohim Vetëvendosje. Ne më shumë sesa te suksesi do të angazhohemi tek bindjet dhe zhvillimi shoqëror. Besoj se edhe u pa dhe nuk besoj se VV do të bëj transformim apo zhvillim në shoqëri”, ka thënë ai.
Sipas tij shpresat në VV janë vetëm iluzione.
“Unë e kuptoj qartë se shpresa ndaj tyre është shumë e madhe, por mendoj se këto janë iluzione të krijuara nga qytetarët”, ka përfunduar Kastrati. /Agnesa Çitaku /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/274604540519779/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...