Komuna e Kamenicës ka ende disa raste aktive me koronavirus.
Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastratin në një intervistë për arbersh.info ka dhënë se detaje se si e kanë përballuar këtë situatë për më shumë se dy muaj.
Kastrati është shprehur i kënaqur me mënyrën e përballimit.
“Ne i kemi pas gjithsej 41 raste te identifikuara me koronavirus, aktualisht kemi 4 raste aktive, duke pas parasysh komunën dhe kapacitetin numri ka qenë i përballueshëm, asnjë prej tyre nuk ka qenë në gjendje të vështirë dhe ka qenë më e lehtë të identifikohen dhe ndihmohen. Jemi të kënaqur si kemi arritur ta përballojmë”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur për ndihmën nga niveli qendror, Kastrati ka thënë se nuk ka pasur komunikim të mjaftueshëm.
“Secili sa ka pas mundësi është dashur të kryej punët e veta, mendoj se niveli qendror nuk duhet të jetë arrogant dhe të bashkëpunoj me kryetarët e komunave dhe të zgjidh problemet sepse vetëm kur të konsultohen të gjithë mund të gjejnë zgjidhje Nuk ka pas trajtim ndryshe komuna e Kamenicës nga të tjerat, por në grupin e kryetarëve të komunave të tjera kemi folur dhe është vërejt se nuk ka pas komunikim të mjaftueshëm”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj interviste, Kastrati ka folur edhe për realizimin e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore, reformat në arsim, zhvillimet politik në nivel qendror, koalicionin parazgjedhor më AAK-në, koalicionin e mundshëm me VV-në. /Agnesa Çitaku /arbresh.info/

49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...