Nga data 13 mars kur janë shfaqur edhe rastet e para të prekjes me pandeminë Covid-19 e deri më sot numri i përgjithshëm ka arritur në 1 mijë e 194 të infektuar.
Nga ky numër 884 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Ditën e djeshme ka rezultuar edhe një rast me vdekjes duke e çuar numrin në 31 deri më tani.
Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga data 08 shkurt e deri më datën 06 qershor janë testuar gjithsejt 16 mijë e 378 si të dyshuar për Covid-19.
“Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste”.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona