Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal u mbajt ceremonia e dorëzim – pranimit të detyrës së Ministrit të Zhvillimit Rajonal, ndërmjet Enis Kervan i emëruar Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Fatos Qerimi – Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së.
Me këtë rast, Qerimi e njoftoi Kervan me të gjitha sfidat e funksionalizimit të MZHR-së si Ministri e re, punën që është bërë gjatë mandatit që shkoi, si dhe të arriturat dhe sukseset e deritanishme.
Qerimi ia dorëzoj Kervan gjithë dokumentacionin që ndërlidhet me funksionimin dhe punën e Ministrisë, duke i uruar suksese në detyrën e re.
Ministri Kervan e përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm për angazhimin dhe të arriturat e deritashme në fushën e zhvillimit rajonal, duke potencuar se me gjithë stafin e Ministrisë do të jenë të përkushtuar që të punojnë në avancimin e mëtutjeshëm të Ministrisë dhe realizimin e mandatit të saj ligjor.
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...
“Provat mbështesin veprime të fshehta gjatë luftës”, pretend...
Reuters raporton për fazën përfundimtare të gjykimit ndaj kr...
Gucati i quan skandaloze deklaratat e West: Kërkesa për 180 ...