Burrat tullac mund të jenë më të rrezikuar të vuajnë nga gjendja e rënduar nga virusi që shkakton sëmundjen Covid-19, tregojnë prova të reja.
Sipas mediumit britanik ‘The Telegraph‘, lidhja është aq e fortë sa që disa studiues sugjerojnë që të qenit tullac duhet të konsiderohet një faktor rreziku, të cilën ata po e quajnë “shenja Gabrin”. Emërtimi vjen pas mjekut të parë amerikan që vdiq nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Dr. Frank Gabrin, i cili ishte tullac.
“Ne me të vërtetë mendojmë se të qenit tullacës është një parashikues i përsosur i ashpërsisë së simptomave”, deklaroi Dr. Carlos Wambier, autori kryesor prapa studimit, të realizuar nga Universiteti Brown.
Të dhënat që nga fillimi i shpërthimit në Wuhan, Kinë, në janar kanë treguar se burrat kanë më shumë të ngjarë të vdesin pasi të infektohen me koronavirusin.
Në Mbretërinë e Bashkuar, një raport i kësaj jave nga Shëndeti Publik i Anglisë zbuloi se meshkujt në moshë pune ishin dy herë më të predispozuar se femrat që të vdisnin pasi u diagnostikuan me Covid-19./lajmi.net/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...