Ministrja Hykmete Bajrami pas pranimit të detyrës së ministres së Financave dhe Transfereve u takua me stafin menaxherial të Ministrisë, ku u shpreh se emërimi i saj në këtë detyrë është përgjegjësi por dhe privilegj i madh.
Ajo theksoi se duke pasur parasysh situatën ekonomike të krijuar nga pandemia COVID19 dhe kërkesat e shumta buxhetore për mbështetje në luftimin e Pandemisë të cilat presin për ti zgjidhur na obligojnë të gjithë neve që bashkërisht tu japim zgjidhje të drejtë për të siguruar një të ardhme financiare të qëndrueshme e kjo arrihet nëse ne krijojmë kushte të favorshme për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.
Ministrja Bajrami gjithashtu theksoi se sfidë tjetër për të gjithë stafin e MFT-së në këtë kohë pandemie është edhe Rishikimi i Buxhetit, ku duhet të kemi një angazhim tjetër shtesë dhe se në këtë rishikim ne do të përfshijmë programin e Qeverisë Hoti.
Ajo gjithashtu theksoi se e njeh një pjesë të stafit të Ministrisë nga angazhimet e mëparshme dhe se në këtë Ministri gjithmonë ka pasur dhe ka njerëz që me zotësinë e tyre e kanë dëshmuar se janë të përgatitur dhe të përgjegjshëm për tejkalimin e sfidave të mëdha.
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Digjet një lokal në Prishtinë
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...