Deputeti i LVV-së, Fitim Haziri i cili siguroi ulësen e deputetit pasi Arben Vitia u bë Ministër i Shëndetësisë i ka kërkuar falje këtij të fundit.
Haziri thotë se nuk ndjehet rehat që është në vendin e tij dhe po t’i jepej mundësia do t’ia lëshonte karrigen e deputetit me dëshirë.
“Tani, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe formimit të qeverisë së jashtëligjshme, unë nuk po ndihem rahat. Kjo për shkak, se ligji aktual, nuk e lejon kthimin si deputet të personave që kanë qenë ministra. Unë nuk mund ta zëvendësojë Benin. Nuk jam person që mund ta përfaqësojë atë që e përfaqëson Beni” shkruan Haziri..
Postimi i plotë:
Më fal Beni!U bëra deputet pas formimit të Qeverisë Kurti. Sigurova ulësen e përfaqësuesit të popullit, pasi Arben Vitia u bë ministër i Shëndetësisë.Tani, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe formimit të qeverisë së jashtëligjshme, unë nuk po ndihem rahat. Kjo për shkak, se ligji aktual, nuk e lejon kthimin si deputet të personave që kanë qenë ministra. Unë nuk mund ta zëvendësojë Benin. Nuk jam person që mund ta përfaqësojë atë që e përfaqëson Beni.
Më falë Beni se sikur të ishte mundësia ligjore, me knaqësinë më të madhe, do dilja nga Kuvendi, që Beni ta zinte vendin e tij, që e meriton. Ishte ministri më i mirë i Shëndetësisë që Kosova ka pasur ndonjëherë. I tillë do të ishte edhe në postin e deputetit.Do të jetë mungesë e madhe për Kuvendin e Republikës, mosprania e Albin Kurtit, Glauk Konjufcës, Albulena Haxhiut. Në fakt, Kuvendi asnjëherë nuk e ka pasur hijeshinë e tij, e as nuk do ta ketë në të ardhmen, pa këta njerëz të dijshëm dhe ndershëm.Kjo na bënë që ne patjetër t’i kthehemi KUVENDIT të qytetarëve që është SHESHI. Sheshi është Kuvendi jonë, populli është përbërja e Kuvendit të Sheshit, Zgjedhjet janë e drejta e secilit.#Duamzgjedhje
SHBA-ja pret veprime nga Qeveria e re e Kosovës për forcimin...
Pas 10 viteve, Barcelona arrin rekordin prej 10 fitoreve rad...
OKB i bën thirrje Iranit të ndalojë dhunën dhe të rivendosë ...
KQZ vendos për rinumërimin e 914 nga 2,557 vendvotime nga zg...
Policia e Kosovës arreston shtetasin e huaj, ishte i kërkuar...
Spiropali njofton vizitë në Kiev gjatë javës: Krimet barbare...