Numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 72 në Vushtrri, duke e bërë vendin vatër të sëmundjes.
Informacionin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli.
Vetëm përgjatë ditës së djshme, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar 14 raste të reja në Vushtrri.
Sipas komunikatës së lëshuar nga IKSHPK, pesë nga rastet vijnë nga Vushtrria, katër nga Nadakovci, katër në Stanovc të poshtëm dhe një rast në Reznik. Të tri fshatrat e përmendura janë pjesë e Komunës së Vushtrrisë.
Ndërkaq, të hënën qyteti i Vushtrrisë raportonte 14 të diagnostikuar me virusin që shkakton sëmundjen Covid-19, nga 27 sa u shfaqën gjithsej në nivel qëndror, sipas Institutit të Shëndetit Publik.
Sipas të njëjtit burim, përgjatë së mërkurës, 19 persona janë infektuar me virusin pandemik, ndërkaq 24 të tjerë janë shëruar nga Covid-19.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...