Liverpool ka ofruar mundësinë e huazimit të sulmuesit së Barcelonës, Ousmane Dembele.
Francezi ka pësuar lëndime të shpeshta në tri vitet e fundit te Barcelona, andaj klubi katalunas e ka nxjerrë në shitje, transmeton portali arbresh.info.
Momentalisht Dembele është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në muajin shkurt dhe pritet të mos rikthehet deri në shtator.
Pavarësisht kësaj, “Reds” kanë shprehur dëshirën për të transferuar fituesin e Kupës së Botës në formë huazimi me mundësi blerje në fund të sezonit të ardhshëm.

Barcelona është duke u munduar të mbledhë fundet për Lautaro Martinez, andaj duke e lejuar Dembele të kalojë në “Anfield” dhe të mos paguajë pagat mund të jetë ndihëm e madhe.
Dembele ka shënuar 19 gola në tri vitet e fundit te Barcelona, mirëpo ende s’ka pranuar të largohet nga “Camp Nou”./arbresh.info.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve