Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për media ka folur edhe për takimin që ka pasur me deputetin e Nismas Socialdemokrate, Haxhi Shala i cili tha sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, se ky takim bëri që të ndryshojë mendje dhe të votoj pro Qeverisë Hoti.
Thaçi tha se si president i vendit e ka obligim që të takohet me bartësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Unë nuk refuzoj së diskutuari për çështjet madhore me të gjithë ata që pajtohen por edhe ata që nuk pajtohen. Jo rrallë unë jap këshilla dhe rekomandime secilit që kërkon nga ana e ime se çka i bie mirë vendit, demokracisë, zhvillimit dhe në kuadër të kësaj mendoj se jo vetëm deputeti në fjalë por kushdo që kishte kërkuar nga ana ime këshillë unë do ta kisha këshilluar që të votojë për demokracinë, shtetin e jo ideologjinë”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka shtuar se ndërmarrja kriminale e Albin Kurtit, Haki Abazit, Albulena Haxhiut, Xhelal Sveçles dhe Arben Vitisë është jetike që përmes përfaqësuesve legjitim të Republikës së Kosovës mori përgjigjen e duhur, adekuate dhe të drejtp ërdrejtë dhe natyrisht për të shkuar në shtëpi. /arbresh.info/
As Obiliqi nuk i shpëton Prokurorisë, intervistohen disa të ...
Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qe...
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...