BE uron Kosovën për Qeverinë e re: Mezi pret bashkëpunim

15:04 | 3 Qershor 2020
M. A.

Bashkimi europian ka uruar Qeverinë e re të Kosovës me Avdullah Hotin në krye thotë se mezi pret punën tonë të përbashkët për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë.

“Pandemia e koronavirusit do të mbetet një sfidë e përbashkët për të ardhmen e parashikueshme dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj europiane. Kjo do të kërkojë përpjekje të vendosura për reforma për të forcuar sundimin e ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në deklaratë.

“Një rifillim i shpejtë i Dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak është thelbësore për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i ndihmuar nga BE është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen europiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”.

Shpërndaje në rrjete sociale