Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, aktualisht është duke mbajtur një mbledhje me Kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta votojnë ose jo Qeverinë Hoti.
Këtë e ka konfirmuar deputetja nga kjo parti Mirlinda Sopi. “Po jemi mbledh në një mbledhje”, tha ajo për arbresh.info duke mos dhënë detaje tjera.
Kjo mbledhje po mbahet vetëm pak çaste para fillimit të seancës së jashtëzakonshme për krijimin e qeverisë së re.
Ndryshe, LDK ka vendosur që në koalicion me AAK-në, NISMA-n dhe Listën Serbe të formojë qeverinë e re pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Seanca pritet të nis nga ora 11:00./arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...