Ndonëse sot mund të jetë dita e fundit e tij si kryeministër, Albin Kurti ka thënë se po ndihet shumë mirë.
Ai në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën derisa po dilte nga banesa e tij tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.
“Shumë mirë. Në ora 10:00 kemi një mbledhje të qeverisë ku do të marrim disa vendime të rëndësishme. Vendimi i parë që do ta nënshkruaj tash menjëherë është ai për ndihmën nga 30,000 euro dy familjeve të minatorëve që humbën jetën fatkeqësisht në Minierën e Artanës” .
Kurti nuk ka treguar nëse pret që Kosova të ketë qeveri të re sot, derisa ka vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë për mbledhjen – që mund të jetë e fundit – e drejtuar nga ai.
Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...