Dikur emrat më me ndikim zinin vende në dikasteret e ndryshme, sot gjërat duket se kanë ndryshuar.
Me t’u bërë publik vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit ku Avdullah Hoti pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, kalkulimet me emrat e ministrave të kësaj qeverie kanë filluar.
Ajo çka bie në sy në këtë përbërje të mundshëm është mungesa e figurave te vjetra te partive politike, shkruan arbresh.info.
Nëse dikur këto funksione merreshin personat më ndikim brenda partive, sot këto vende do ti zënë këshilltarët e kryetarët e komunave.
Menjëherë pas nënshkrimit të koalicionit me LDK-në i pari që bëri publik emrat e ministrave ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradianaj.
Në kabinetin e Hotit nga radhët e AAK-së, Haradinaj ka paraparë që të dërgojë persona që dikur ishin këshilltar të tij dhe kryetar të komunave.
Kreu i AAK-së, postin e zëvendëskryeministri, ia ka besuar Besnik Tahirit një emër i njohur i AAK-së.
Për disa vite Tahiri kishte mbajtur pozitën e zëdhënësit të partisë. Më pas partia e kandidoi dy here për kryetar të komunës së Prishtinës, por nuk arriti të fitonte.
Në qeverinë Haradinaj, Tahiri ishte emëruar Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.
Zv.kryeministri i ardhshëm duket se do të jetë më i pasur se sa kreu i qeverisë së Avdullah Hoti.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Tahiri ka deklaruar një shtëpi në vlerë prej 195 mijë eurosh, dhe një banesë në vlerë prej 70 mijë eurosh. Të dy këto prona i ka në pronësi të veten.
Pasuri të luajtshme Tahiri ka deklaruar një veturë të tipit Audi Q7, në vlerë prej 19 mijë eurosh.
Para në bankë Tahiri ka deklaruar mbi 19 mijë euro, prej tyre 1 mijë e 665 euro në llogari të bashkëshortes. Borxhe Tahiri ka deklaruar 100 mijë euro kredi për blerjen e shtëpisë.
Ai po ashtu ka deklaruar se është aksionar në Kompaninë IGCG.
Meliza Haradinaj – Ministre e Jashtme
Emër jo shumë i njohur në skenën politike.
Meliza pozitën më të lartë politike e ka pasur në qeverinë Haradinaj si këshilltare politike e tij.
Por para se të vinte në këtë pozitë, kishte përvojë politike në nivel komunal.
Ajo ishte asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.
Haradinaj ka kryer studimet bachelor në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), në drejtimin politika publike. Studimet postdiplomatike, Haradinaj i kreu në Universitetin e Oxfortit, përmes bursës së qeverisë britanike, në drejtimin Diplomaci. Pas përfundimit të studimeve, ajo u rikthye në Kosovë për t’i shërbyer vendit.
Ministrja e ardhme e Punë të Jashtme, vite më parë ka pasur problem me ligjin.
Haradinaj u dënua vitin e kaluar me 8 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për mos deklarim të pasurisë.
Fjala është për mos deklarimin e biznesit që e kishte në Londër.
Selim Selimi – Ministër i Drejtësisë)
Me prejardhje nga Presheva, Selim Selimi në qeverinë Haradinaj ka pasur pozitën e shefit të stafit Haradinajt.
Ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga. Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Selimi ka studiuar ne SHBA, në Universitetin “Duke”.
Blerim Kuçi – Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Kuci për vite me radhë ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm në AAK, dhe aktualisht është një nga nënkryetarët e saj.
Kuçi edhe vite më parë ka qenë ministër. Sa ishte pjesë e LDK-së, Kuçi gjatë koalicionit LDK-AAK ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Poashtu për një mandat ka qenë edhe kryetar i Komunës së Suharekës.
E posti i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik duket se do t’i shkojë për shtati.
Pasuria e Kuçit kap vlerat milionëshe.
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Kuçi ka deklaruar pasuri të paluajtshme ka deklaruar shtëpi të trashëguar në vlerë 458 mijë euro, dy banesa, njëra prej të cilave kap vlerën 72 mijë euro dhe tjetra 168 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe një lokal afarist, vlera e të cilit është 270 mijë euro.
Një pllac e ka deklaruar në vlerë 50 mijë euro dhe një tokë tjetër në vlerë 90 mijë euro.
Ramë Likaj – Ministër i Arsimit
Likaj me prejardhje nga Deçani, është i vetmi nga ministrat e AAK-së që nuk ka pozita në strukturat e kësaj partie.
Ai ndoqi studimet universitare në tri shkallë, si: studimet themelore, magjistraturën dhe doktoratën në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.
Likaj është profesor në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron disa lëndë.
Vite më parë Likaj ishte i përfshirë në skandalin më të madh të Universitetit të Prishtinës si një nga profesorët e avancuar përmes plagjiaturës dhe mashtrimit akademik i njohur si rasti i Supermenëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike”./V.Selimi/arbresh.info/
Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Shqipë...
Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listen Serbe, jo nuk m...
Lojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” ...
Benita për Dolcen: Me xhelozon mua për dukjen
Ofendimet e mëdha ndaj Edit, Fjolla Morina i kërkon falje fa...
“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund t...