Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Në këtë takim pikë e vetme e rendit të ditës është kërkesa e LDK-së që nesër në ora 11:00, të mbahet seanca në të cilën do të votohet Qeveria Hoti.
Në këtë takim janë duke marr pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive.
Kujtojmë se dje pas vendimit të Kushtetutës, Arben Gashi shef i grupit parlamentar të LDK-së ka dorëzuar kërkesën e 61 deputetëve që të mërkurën në ora 11:00 të mbahet seanca më një pikë të vetme votimin e Qeverisë Hoti.
Mbetet të shihet nëse të gjithë anëtarët e Kryesisë së Kuvendit do të jenë një zëri në këtë mbledhje për të mbajtur seancën nesër në ora 11:00.
Mbledhja e Kryesisë është duke u mbajtur më dyer të mbyllura pa pranin e mediave./arbresh.info
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki