Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi deklaroi se ishte gabim koalicioni me AAK-në.
Për këtë deklaratë deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj, tha se AAK e kishte vlerësuar një koalicion me PSD-në në kohen sa ishte PSD në kuvend.
“Është vlerësim i tyre mirëpo ne e kemi vlerësuar në atë kohën, qëndrimin e tyre konstruktiv në Kuvend rreth temave nacionale dhe ne si parti kemi vlerësuar se koalicioni me PSD-në do të ishte mirë dhe kjo ka ndodhë”, tha shkurt Selamaj për portalin arbresh.info.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë që një nga arsyet që kjo parti u “ndëshkua” duke mos u votuar në zgjedhjet e kaluara, ishte edhe koalicioni me AAK-në.
“Ishte gabim koalicioni që bëmë më AAK-në, pasi nuk përputhej me atë çka thirremi ne”, është shprehur Kuçi.
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...
Një qytetar në Shtime dorëzon vullnetarisht një armë zjarri
Nga kjo ditë nis llogaritja verore e kohës, akrepat shkojnë ...
Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki