Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, me ç’rast ia ka bërë të ditur propozimin për mbajtjen e një samiti me më shumë vende pjesëmarrëse, ku do të përfshihej edhe Rusia.
Për shkak të pandemisë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha javën e kaluar se do ta shtyjë mbajtjen e Samitit të G7-ës për në vjeshtë. Ky samit fillimisht ishte planifikuar të mbahej muajin e ardhshëm. Presidenti amerikan ka planifikuar që t’i ftojë për pjesëmarrje Rusinë, Australinë, Korenë Jugore dhe Indinë.
Kremlini njoftoi se Trumpi i ka treguar Putinit për idenë, por nuk ofroi hollësi të diskutimeve ose nëse lideri rus e ka pranuar ftesën apo jo, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, Rusia ka qenë anëtare e Grupit G7 disa vjet më parë, por ishte përjashtuar për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.
Sidoqoftë, presidenti amerikan ka thënë se beson që është gjë e duhur që Rusia të jetë në këtë grup, sepse, sipas tij, shumë çështje për të cilat bisedojnë këto shtete kanë të bëjnë me Rusinë.
Në anën tjetër, Putini e falënderoi homologun Trump për ventilatorët e dërguar në Rusi për pacientët me koronavirus dhe e përgëzoi për dërgimin e suksesshëm në hapësirë të anijes kozmike të NASA-s.
Çështja e presidentit, Abdixhiku: Ka plot kandidatë konsensu...
113 vjet Policia e Shtetit, Balla: Mirënjohje dhe nderim për...
Shifra të frikshme të të vrarëve në Iran
Cancelo rikthehet te Barcelona në formë huazimi
Pas vendimit të KQZ-së, nis rinumërimi i votave
Përfundon mbledhja, Abdixhiku: Do ta ofroj dorëheqjen në Kuv...