Hapja e kufijve tokësore në kushte pandemie, ka ngjallur edhe disa probleme në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri.
Dezinfektimi i maunave çmimi i së cilës është 22.50 euro, ka bërë që kompanitë transportuese të protestojnë në këtë pikë kufitare, duke e bllokuar kështu rrugën ngase sipas tyre kjo shumë është e papërballueshme.
I pyetur në lidhje me këtë, Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi në një përgjigje për arbresh.info deklaroi se nuk ka informacione të mjaftueshme në lidhje me rastin, por sipas tij ky çmim është një pengesë për kompanitë transportuese.
“Nuk kam informacione të mjaftueshme në lidhje me rastin, megjithatë mund të them se kjo pagesë është një pengesë”, tha Krasniçi./arbresh.info/
LEXO EDHE:
22 euro e gjysmë taksë shtesë në kufi për dezinfektim, ankohen bizneset
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...