Fillon faza e tretë e lehtësimit të masave, nisinë punën kafiterit taksistët e qendrat tregtare

11:20 | 1 Qershor 2020
A Z

Mëngjesin e sotëm fluks i madh i qytetarëve është vënë re nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.

Gastronomia dhe taksistët janë disa nga llojet e bizneseve që kanë filluar sot punën në fazën e tretë që nga vendosja e masave të reja pas përhapjes së pandemisë.

Fitim Shehu nga kafiteria “Poeme”, tha se hapjen e gastronomisë në fazën e tretë po e mirëpret, por që shpreson se hapja në tërësi të ndodh sa më shpejtë.

Ai tregoj që masat që i kanë marrë janë distanca rreth 1.5 metra, dezinfektimi në tersi dhe maskat.

“Masat i kemi marrë, distanca në kafe është rreth 1.5 metra, menytë i kemi dezinfektuar, maskat i kemi për krejt stafin, gjithashtu është dezinfektuar lokali është pastruar gjithçka dhe jemi gati për të punuar. Humbje kemi pasur si gjithë bizneset por gastronomia është prek më tepër por me ndihmën e qeverisë që i ka marrë pakot emergjente besojmë që mundemi me ja dalë”, tha ai.

Hapjen e gastronomisë, e ka mirëpritur edhe Ekan Devani nga kafiteria “Home”, ai tha se, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Por pati një kërkesë që orari i punës  të  jetë deri në ora 23:00.

“Kemi bërë përgatitjet, gjithashtu edhe distancën jemi t gatshëm për punë tani po i presim klientët me ja filluar punës, orarin e kemi deri në ora 21:00 por po presim që të lehtësohen masat edhe më shumë që orari të jetë deri në ora 23:00”, thotë ai.

Edhe, Adonis Nushi, në një prononcim për arbresh.info, thotë se janë të gatshëm për punë e qe tani po i presin klientët.

“E kemi mirëprit më shumë padurim i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, tani po i presim klientët, distanca mes tavolinave, dezinfektues po ashtu menytë i kemi bërë një përdorimeshe. Orari do të jetë deri në ora 21:00. Kemi pasur ndihem edhe nga Qeveria por jo sa është dashur, por prapë ja kemi dal disi”,  tha ai.

Arbresh.info ka vizituar mëngjesin e sotëm edhe disa taksistë që kanë filluar aktivitetin.

E, Naser Ahmeti nga taksi “Blue”, tha se e kemi mirëprit ketë vendim dhe i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Mirë e kemi prit ketë vendim të Qeveris se jemi kanë gati tre muaj pa punë, jemi përgatit më masa sa i përket kerreve i kemi dezinfektuar dhe i kemi nda për pasagjer mbrapa, edhe maskat dhe dorezat i kemi obligative”, tha ai.

Edhe, Derian Pllana nga taksi “ASI”, thotë se janë të gatshëm për punë.

“Shumë mirë e kemi prit këtë vendim mënxi s’kemi prit me ardhur në punë, na ka munguar  se nuk u rrike në shtëpi. Kerret i kemi dezinfektuar, maskat dorezat i kemi obligative, jemi të gatshëm për punë.”, tha ai.

Ndryshe, në ketë fazë të tretë janë liruar këto biznese:

Çerdhet e kopshtet për moshat 0-5 (publike dhe private);

Kufijtë kryesorë tokësorë të Republikës së Kosovës, ndërsa pas një jave do të bëhet vlerësimi për mundësinë e hapjes së kufijve ajror;

I gjithë sektori i gastronomisë dhe shërbimeve të ngjashme;

Qendrat tregtare;

Kthehen në punë të gjithë zyrtarët publikë në të gjitha nivelet e institucioneve;

Të gjitha veprimtaritë e barnatoreve;

Fillojnë aktivitetin taksitë.

Dhe Kolegjet Private.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/275584860257759/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale