Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini thotë se vendimi për të hapur çerdhet më 1 qershor është nonsens. Sipas tij, komunat duhej njoftuar më parë pasi duhet bërë përgatitja e çerdheve.
Ai u ka kërkuar prindërve që të mos i dërgojnë nesër fëmijët në kopshte.
Shkrimi i plotë i Gjinit në Facebook:
Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens.
Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen!
Nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi ipet të dielen në ora 22:00!
Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë pregatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë.
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...