LDK shtyn mbledhjen e Kryesisë, vendosin për ministra kur të publikohet vendimi i Gjykatës

13:49 | 31 Maj 2020
A Z

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta mbajë sot mbledhjen e Kryesisë, të cilën e paralajmëroi gjatë ditës së stome.

Një nga anëtarët e Kryesisë së LDK’së, tha për Arbesh.info, se Kryesia mblidhet pas publikimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese

“Mbledhjes së Kryesisë i paraprin publikimi i aktvendimit nga Gjykata Kushtetuese. Sot nuk ka takim, tentativisht Gjykata do ta shpall vendimin nesër, edhe ne mbledhjen do ta mbajmë pas publikimit, nëse shtyhet publikimi do ta shtyejmë edhe ne”, ka thënë ai.

Isa Mustafa LDK’së ka shtuar se derisa Kryesia e LDK’së të marrë vendimin, asnjë emër i përmendur deri më tani për pjesë të kabinetit qeveritar, nuk është definitiv.

“Pa vendosë Kryesia e LDK-së, s’ka asnjë emër definitiv, përpos z. Hoti, për të cilin është vendosur më herët”, ka thënë Mustafa

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale