PSG ka kompletuar transferimin e Mauro Icardi-t nga Inter për 58 milionë euro.
Inter përmes një komunikate e ka falënderuar argjentinasin për gjashtë sezonet dhe ka njoftuar se transferimi është kompletuar, transmeton portali arbresh.info.
“Inter Milan njofton se Mauro Icardi, i cili është lindur me 1993 ka kompletuar transferimin te klubi francez”.
“Klubi e falënderon lojtarin për gjashtë sezonet që ka kaluar me ne dhe i uron më të mirat në të ardhmen”, shënohej në njoftim.
https://twitter.com/Inter_en/status/1267048177221332992
Sipas Sky Sport Italia, PSG ka paguar 50 milionë euro për Icardi-n dhe 8 milionë euro ishin bonuse.
Lojtari thuhet se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare./arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1