Eskpertët në Britani të Madhe kanë paralajmëruar se Anglia mund të humbasë kontrollin mbi Covid-19.
Sepse, siç theksojnë ata, me heqjen e masave kufizuese pa një program të plotë operativ mbi monitorimin e të infektuarve dhe zbulimit të kontakteve të tyre, situata do të mund të dalë jashtë kontrollit, transmeton portal arbresh.info
Britania e Madhe është një nga vendet që morri vendim për masat kufizuese pasi pandemia filloi të përhapej në masë.
Rifillimi i pjesshëm i ekonomisë, sistemi i gjurmimit dhe zbulimit u prezentuan gjatë kësaj jave, dhe u tha se kontaktet e të të infektuarve do të izolohen për dy javë.

Zyra e Boris Johnson tha se do të merren hapa të kujdesshëm për heqjen e kufizimeve, të cilat tani lejojnë grupe deri në gjashtë persona të mblidhen jashtë shtëpisë në Angli, si dhe një rifillim të pjesshëm të klasave, do të lehtësonin barrën e kufizimeve.
Sidoqoftë, këshilltarët shkencorë të qeverisë paralajmërojnë se sistemi është i pa testuar dhe nuk do të jetë plotësisht funksional deri në fund të qershorit, dhe se mund të mos jetë në gjendje të përballojë shkallën e rritjes së infeksionit, i cili çdo ditë çon në rreth 8,000 të infektuar rishtas dhe, siç thonë ata, aplikacioni i përcjelljes në celular nuk është ende gati.
Sipas ekspertëve në Britani të Madhe, qeveria është duke marrë hapa të rrezikshëm, pasi vendi është një ndër më të prekurit nga Covid-19.
“Sistemi u lançua vetëm një ditë më parë dje, kështu që ne ende nuk mund të jemi të sigurt se funksionon me efikasitet, por ne ende po ecim përpara dhe po i bëjmë ato ndryshime, mendoj se është mjaft e rrezikshme,” tha eksperti për Sky News./arbesh.info/
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...