Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook shkruan se, me keqardhje mora lajmin për kalimin në amshim të Fatimes, nënë e atdhetarit dhe humanistit të madh, Selami Osmanit – Bezi, emblemë e futbollit në Gjilan.
Haradinaj thotë se, Familja e respektuar Osmani dhe miku im i ndjerë Selamiu, i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës./arbresh.info/
Ja postimi i plotë:
Me keqardhje mora lajmin për kalimin në amshim të Fatimes, nënë e atdhetarit dhe humanistit të madh, Selami Osmanit – Bezi, emblemë e futbollit në Gjilan. Familja e respektuar Osmani dhe miku im i ndjerë Selamiu, i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmve.
RH