Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Ambasadës së saj në Prishtinë mbrëmë menjëherë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli valid dekretin e presidentit për mandatarin, kanë kërkuar që të gjitha institucionet dhe partitë politike të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta zbatojnë atë
Ndërkaq, lidhur me vendimin e kushtetueses nuk ka ende reagim zyrtar të shteteve të tjera që përbëjnë pjesën tjetër të trupës diplomatike të QUINT-it që përveç SHBA-së, edhe Gjermania, Britania e Madhe, Franca e Italia.
Për Gazetën Express ndërkaq kanë folur nga Brukseli. Zyrtarët atje kanë kërkuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të implementuar vendimin e Kushtetueses.
Në faqet zyrtare të ambasadave të shteteve të QUINT-it në Facebook dhe Twitter dhe të Zyrës së BE-së në Prishtinë nuk ka pasur deri më tani ndonjë reagim lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka rishpërndarë një shkrim të raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila ka shkruar se nuk ka alternativë tjetër por të pranohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Përderisa ambasadat e tjera nuk kanë bërë ndonjë reagim, ambasada e Italisë në Kosovë përmes Facebook-ut ka shkruar se autoritetet e Kosovës duhet të mbështesin Sundimin e Ligjit dhe të parandalojnë rifillimin e rasteve penale të profilit të lartë në mungesë të seancave të pandemisë, duke mos komentuar vendimin e Kushtetueses.
E befasishme: Alketa Vejsiu në rolin e opinionistes në Big B...
Biletat për ‘Eurovision 2026’ shitet në kohë rek...
Estonia u ndalon hyrjen rusëve që luftuan në Ukrainë
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit...
Mbi 2 mijë viktima në protesta/ Von der Leyen: BE do të vend...
Komuna e Prishtinës siguron banesa me qira për familjet e pr...