Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Ai ka thënë se ky vendim është përtej imagjinatës në çdo nivel, duke shtuar se për hapat tjerë politikë qytetarët do të njoftohen ditëve në vijim.
“Nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”, ka shkruar ai.
Ai thotë se në tekst dhe nëntekst të vendimit nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese.
Sipas Kurtit, në vend të interpretimit, Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar presidentin.
“Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë. Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë”, ka shkruar ai./arbresh.info/
E befasishme: Alketa Vejsiu në rolin e opinionistes në Big B...
Biletat për ‘Eurovision 2026’ shitet në kohë rek...
Estonia u ndalon hyrjen rusëve që luftuan në Ukrainë
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit...
Mbi 2 mijë viktima në protesta/ Von der Leyen: BE do të vend...
Komuna e Prishtinës siguron banesa me qira për familjet e pr...