Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit, Hashim Thaçi.
Von Cramon përmes një postimi në Tëtter, ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të këtij vendimi të gjykatës, dhe se ndryshimet duhet kërkuar në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ndryshime në peisazhin politik, duhet t’i kërkoni ato në zgjedhjet e ardhshme. Një reagim nga populli mund të jetë i kuptueshëm, por nuk ndihmon për të zgjidhur problemet”, ka shkruar Von Cramon.
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje e cila e ka quajtur skandaloz. Ndërkaq për dallim nga LVV-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë Thaçit për mandatarin Avdullah Hoti.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...