Policia e Kosovës, nuk u ndikua nga politika, Rashit Qalaj menaxhoi mirë situatën

09:08 | 29 Maj 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës mori vendim që të kufizojë lëvizjet e qytetarëve.

Për këtë edhe pati reagime të forta. President, Hashim Thaçi këtë vendim e cilësoi antikushtetues. E, në anën tjetër edhe kryeministri Albin Kurti, kishte deklarime se Presidenti nuk ka të drejtë për këtë ndërhyrje.

Mirëpo duke i lënën anash të gjitha këto, Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, si numri një në Polici arriti të menaxhoj shumë mirë situatën e sigurisë në kohën e pandemisë, shkruan arbresh.info.

Kështu duke mos u ndikuar aspak nga nga politikat ditore të linderëve të institucioneve, për këtë edhe u lavdërua shumë Policia e Kosovës.

E gjithashtu më këtë, Qalaj, me 19 maj ka raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Raportimi i tij para deputetëve kishte pasur për qëllim me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

E, nga kjo situatë pandemike, nga menaxhimi i drejtë dhe strikt i Qalajt, u suspenduan edhe shumë policë të Policisë së Kosovës.

Në këtë pandemi u suspendua edhe togeri i Policisë së Kosovës, të cilit ishte kërkuar të vetizolohet shkaku i dyshimeve për infektim me koronavirus.

Ai kishte shërbyer në fshatin Zhegër të Gjilanit, dhe dyshohej se mund të ishte i infektuar, prandaj i ishte kërkuar të vetizolohej. Por, pavarësisht kësaj ai është gjetur në orët e mbrëmjes në një kazino në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Sipas njoftimit, togeri jashtë detyrës zyrtare nuk kishte përfillur urdhrin e qeverisë kundër koronavirusit, shkruan arbresh.info.

Bëjmë të ditur se Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna komandantin e Stacionit të Policisë në Skenderaj, Bastri Durmishi.

Suspendimi i Durmishit erdhi pasi kishte bërë një postim në “Facebook”, duke komentuar zhvillimet e fundit politike.

Kujtojmë, se drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, ka marrë vendim që zyrtarët policorë të mos shfaqen në rrjetet sociale me komente ose me postime të ndryshme, të cilat mund të ndikojnë në pozitën e tyre.

Nuk ishin vetëm këto suspendime por kishte edhe shumë suspendime të tjera që Policia e Koosvës, u tregua e saktë dhe e drejtë në punën e saj

Policia e Kosovës dha testin final kundër pandemisë COVID-19

Policia e Kosovës, ka zbatuar me përpikmëri të gjitha vendimet e dhëna nga Qeveria, referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, e të cilin ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19.

“Policia e Kosovës (PK), referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar  Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19,  ka hartuar me kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, për arbresh.info.

Policia e Kosovës, për kundër orarit që ka pasur 8 orësh, ka punuar me orar të zgjatur gjatë kësaj kohe, duke e angazhuar me personelin e saj në orarin 12 orësh.

“Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme duke u angazhuar me personelin e saj në orarin 12 orësh, i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet në përgjigjen e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, urdhri operativ, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin.

“Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, prevëntimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, thuhet në përgjigjen e saj .

Policia e Kosovës i rikthehet orarit të rregullt të punës:

Nga 26.05.2020, Policia e Kosovës kryesisht është kthyer ne orarin e rregullt të punës (8 orësh), përjashtuar vlerësimet për rajonin e Prizrenit për arsye te rasteve te fundit me COVID-19.

Në fund, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar qe varësisht prej situatës, vlerësimeve  dhe rrethanave qe mund te paraqiten do te vazhdoje angazhimin e saj ne realizimin e detyrave dhe përgjegjësive te saja ligjore karshi qytetareve dhe vendit, ku me sukses fale bashkëpunimit me qytetar ka arritur te menaxhoje me situatën dhe rrethanat e krijuara./E.Ballazhi/arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale