Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, thotë se ai do të tentojë ta transferojë Neymarin nga Paris Saint-Germaini nëse zgjedhet në postin e presidentit të klubit, pasi që e cilëson brazilianin si lojtarin e dytë më të mirë në botë, pas Lionel Messit.
Neymari u largua nga Barcelona pasi Paris Saint-Germaini pagoi 222 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2017, mirëpo sulmuesi brazilian vazhdon të jetë i përfolur për një kthim të mundshëm në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.
28-vjeçari dështoi në tentimin për ta kthyer atë gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, megjithatë mediumet e mëdha botërore raportojnë se ai nuk është dorëzuar dhe do ta tentojë të njëjtën gjë edhe këtë verë.
Rosell ishte president i Barcelonës kur katalonasit e transferuan Neymarin nga Santosi në vitin 2013 dhe 56-vjeçari i thuri lavde të shumta brazilianit në një intervistë të dhënë për COPE.
“Nëse do të isha president i Barcelonës, do të tentoja ta transferoja Neymarin”, ka thënë Rosell.
“Ai është lojtari i dytë më i mirë në botë pas Messit dhe përshtatet plotësisht me filozofinë e klubit. Por, me përvojë, do ta transferonin atë më dy kontrata, një në aspektin sportiv dhe një për sjellje”.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...