Ish-drejtori i Aviacionit Civil padit Qeverinë

15:27 | 28 Maj 2020
A Z

Eset Berisha, ish-derjtor i Aviacionit Civil të Kosovës i cili nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit në janar të këtij viti në Berlin ka paditur qeverinë për shkarkimin që i kanë bërë nga pozita.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se shkarkimin e tij e ka kundërshtuar me një padi prej 40 paragrafe, ku me fakte e dëshmi dhe prova pranë gjykatës kompetente, tregohet se është shkarkuar jashtëligjshëm.

Ai thotë se do të zbulohet e vërteta për të gjitha deklarimet e rrejshme, manipulimin me prova dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe të gjithë ata që i kryen këto vepra do të përballen me ligjin.

Postimi i Berishës:

shkruar se siç e quan vendimin e natës me këshillë juridike në dispozitiv!!! dhe me “arsyetim” të Haki Abazit të shkruar në 14 faqe, deklarime të rrejshme, konstatime të njëanshme, manipulim me prova, e kam kundërshtuar me një padi dite në 40 paragrafe, fakte, dëshmi dhe prova pranë gjykatës kompetente.

Do të zbulohet e vërteta për të gjitha deklarimet e rrejshme, manipulimin me prova dhe keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe të gjithë ata që i kryen këto vepra do të përballen me ligjin.

Të gjithë jemi të njëjtë para ligjit, askush nuk ka imunitet të shkelë të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë dhe ligje, sepse Kodi jonë Penal, i mirë, na mbron prej tyre.
Tash për ligjshmërinë e vendimit me ‘arsyetim’ të Haki Abazit, fjalën e ka gjykata civile.

https://www.facebook.com/eset.berisha/posts/10222575567401705

 

Shpërndaje në rrjete sociale