Presidenti Stevo Pendarovski nesër (e premte) do të vendosë nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme pas një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, thonë burime afërta nga kabineti i Presidentit.
Siç theksojnë nga atje, vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme do të bazohet në argumente që lidhen me pandeminë e coronavirusit, e jo mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Lidhur me pyetjen nëse do të ketë takim të ri të liderëve për të arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve, nga kabineti i Presidentit thonë se, “kjo do të ndodhë vetëm nëse do të ketë përafrim të qëndrimeve”.
Më herët, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte marrë nga kreu i shtetit, por shtoi se qeveria po analizon gjithashtu nëse ka nevojë për ta zgjatur atë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë, drejtuesit e partive Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk janë ende në gjendje të arrijnë një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve, megjithëse, sipas të dyja partive, ekziston një kanal komunikimi. Ndërsa BDI ka propozuar 5 korrikun si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...