Mblidhet AAK-ja, diskutohen dyshimet për keqpërdorime nga Ministria e Shëndetësisë

14:47 | 28 Maj 2020
A Z

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë̈ e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie.

E para që foli para mediave ishte Teuta Haxhiu e cila tha se në mbledhje u diskutua rreth situatës aktuale politike në vend. Ajo tha se po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe se këtë vendim AAK-ja do ta respektojë sido që të jetë.

“Në këtë mbledhje diskutuam rreth situatës politike në vend gjithsesi edhe për raportin e komisionit të shëndetësisë. Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Aleanca si gjithmonë ka treguar një pjekuri politike, dhe gjithmonë do te jemi shembull i respektimit të Kushtetueses dhe ligjeve në vend”, tha ajo.

Ndërkaq, deputeti Tolaj foli për situatën në Shëndetësi dhe kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin dhe shkeljen e dyfishtë kushtetuese me masat e ndërmarra.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka mbajtur takim të rregullt konsultativ, ku u diskutuan çështjet me rëndësi për vendin, si të tejkalohet kjo krizë, po ashtu edhe përmbajtja dhe vendimet e komisionit për Shëndetësi, si dhe shkeljet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi. I diskutuam edhe rastet e qytetarëve që janë ndëshkuar padrejtësisht dhe për shkeljen e Kushtetutës dy herë radhazi nga kjo qeveri në ikje”, tha ai.

Deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj tha se ka njoftuar kolegët e saj deputetë për punët e kryera në komision. Ajo, po ashtu, tha se sot është dorëzuar një kërkesën në Prokurorinë e Shtetit për hetimin e dyshimeve për keqpërdorime gjatë pandemisë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Un si kryetare e Komisionit nga radhët e AAK-së  I njoftova kolegët e mijë deputet për gjithë punën që ka bërë komisioni. Sot kemi përpiluar për ta dërguar ne prokurori të shtetit për pretekst ne dyshime në keq menaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike të buxhetit të Republikës së Kosovës  nga Ministria e Shëndetësisë. SI aleancë jemi te bindur të plotësojmë Kushtetutën vendit dhe vendimet që do të vijë nga një institucion i larte I vendit. Do të japmi kontributin tonë ashtu siç e ka dhënë AAK tash e dy dekada”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale