Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ata kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura ndërsa pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media.
Ahmeti ka thënë se me Kurtin diskutuan rreth zhvillimit të fundit dhe menaxhimit të COVID19 dhe situatën në Prishtine.
“Diskutuam rreth zhvillimit të fundit dhe menaxhimit të COVID19 dhe situatën në Prishtinë dhe për masat e ndërmarra për ditët dhe javën ne vijim që na presin për lirimin e masave. Falënderoj Kurtin Për vizitën dhe këto që i biseduam sot do të na duhen shumë në ditët në vijim”, tha Ahmeti.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se me kryetarin e Prishtinës diskutuan se si mund te dalim nga kjo krizë në këtë kohë të pandemisë.
“Biseduam se si mund të dalim nga kjo krizë ne këtë moment të rëndësishëm. Është e domosdoshme ta shtojmë vigjilencën dhe ta ruajmë distancën e mos t’i praktikojmë vizitat familjare. Si qeveri në detyrë bashkëpunojmë me të gjithë komunat e me së shumti me Prishtinë si kryeqytet andaj edhe gjatë muajit qershor ne do të bashkëpunojmë që liberalizimi i masave te jetë sa me efikas”, tha Kurti./arbresh.info/
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...